Video/ Berisha “rrëfehet” te të rinjtë, ndan eksperiencën më të hidhur të jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditëlindjen e tij të 78-të, kreu i PD-së Sali Berisha ka ndarë në rrjetin social Tik Tok eksperiencën e tij të hidhur si dhe dy mesazhe për të rinjtë.

Berisha tregon se eksperienca e tij më hidhur ishte bindja që ai dhe bashkëmoshatarët e tij kishin krijuar në kohën e diktaturës, se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë.

Berisha thotë se nga biseda me të rinjtë konstaton se bindja që ai ka patur në rininë e tij në ato vite, ekziston edhe sot tek të rinjtë të cilët duan të largohen nga Shqipëria.

Ndër të tjera, Berisha përcjell mesazhin dhe iu sugjeron dy gjëra të rinjve sot, të mos pushojnë së ëndërruari dhe ta duan Shqipërinë.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në Tik Tok.

Të dashur miqtë e mi të rinj të Tik Tokut

Sot jam 78 vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dëshiroj tu dërgoj  një mesazh të gjithëve ju. Në moshën tuaj, unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por ao nuk mund t’i realizonim sepse jetonim të shtypur në një dikatturë të egër komuniste.

Eksperienca më e hdihur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar tek ne se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë.

Nga biseda të shumta që kam patur këto vite me të rinjtë konstatoj që kjo bindje ekziston dhe tek ata dhe me të drjetë shumë prej tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Unë dy gjëra të vyera të cilat me kanë ndihmuar mua gjatë rinisë time të kapërcej vështirësitë dua t’ua sugjeroj dhe ju sot.

Së pari, mos pushoni kurrë së ëndërruari.

Së dyti duajeni Shqipërinë.

Në rast se e bëni të parën ju do të keni gjitmonë shpirtin për të bërë gjithçka.

Në rast se e bëni të dytën forcat tuaja do të shumfishohen dhe do të kapërceni çdo pengesë dhe vështirësi.

Unë e di se ju keni ëndrra fantastike ndaj dhe bashkohuni me ne së bashku.

Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do të shkruani këto ëndrra në realitetin më të bukur të jetës suaj dhe të shoqërisë sonë.

Ju përqafoj të gjithëve, Faleminderit shumë”, shprehet Berisha.

Të fundit

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një...

Serbëve i pengon flamuri shqiptar, dështon takimi në Preshevë

Një takim në mes kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e ushtruesin e detyrës së drejtorit të shërbimit të TK në Bujanoc, Nenad Mitroviq...

PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Cole Palmer, lojtari më i mirë i...

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin...

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Neëark të...

Lajme të tjera

Web TV