E bëri drejtor për mediat, Alfred Lela i thur poezi për ditëlindje Sali Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha festoi dje ditëlindjen mes dhjetra qindra urimeve, por duket se i veçantë ka qenë ai i gazetarit Alfred Lela , i cili së fundmi është drejtor i zyrës se shtypit, në selinë blu.

Gazetari Lela ka zgjedhur ta urojë Berishën me një poezi ku shkruan se është malsor dhe nuk ngurron ta krahasojë me Lekë Dukagjinin.

Në vargjet e tij në prozë, Lela përmend dhe figura të tjera historike si Hamleti apo dhe mbreti Lir, ndërsa thekson se fundi është gjithmonë një fillim për ish-kryeministrin Berisha.

Postimi i Lelës:

Silueta e Doktorit

Shfaqet silueta e Doktorit;

E bëjnë të mundur koha dhe vendet.

Duke udhëtuar me një salmon

Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.

Është spikamë apo krismë,

Plis malësorësh apo nyj Kanuni?

Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:

E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.

Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,

Me dy gishtat çërçillianë,

Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:

“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,

Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?

E mbushur me penelata përthyerjesh dardane

Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n’ballë.

Silueta e Doktorit na bën me hije.

Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.

Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret’ Lir.

Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim.

Të fundit

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme”...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Pesë gjëra që duhet t’i dini para takimit Trump – Putin

Këto janë gjërat kryesore që duhet t’i dini para takimit të presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin ballë për ballë. Çfarë dëshiron Putini? Shumë analistë...

Lajme të tjera

Web TV