Kokëulur në gjykatë/ Ja çfarë deklaroi para trupës gjykuese Tina Pajollari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Martina Pajollari në seancën e sotme është njohur me masën e sigurisë arrest me burg.

Para togave të zeza ajo ka mohuar gjithçka lidhur me vrasjen e Martin Çeços.

Martina Pajollari është shprehur ne seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen madje ka shkuar më tej kur tha se gjithçka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.

 

Si ndodhi vrasja?

Një histori dashurie, megjithëse e mbyllur mes një 18 vjeçareje dhe 26 vjeçarit u bë shkak për vrasjen e këtij të fundit. 26 vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit.

Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës çka shtoi dyshimet e policisë. Hetimet nxorën në dritë një krim pasioni ku ishin përfshirë 3 persona të identifikuar si Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj.

Hetimet zbuluan se pak kohë më parë 18 vjeçarja e cila banon në një fshat të Voskopojës kishte nisur një marrëdhënie intime me 38 vjeçarin nga një fshat i Pogradecit, Bleti Angjo. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, kjo ngjalli xhelozi që më pas prodhoi vrasjen.
38 vjeçari i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy miqtë e tij Valter dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26 vjeçarin, më pas me një litar e kanë mbytur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuar.

Të fundit

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Lajme të tjera

Web TV