Nuk kanë fund problemet tek Juventus, ja sa do të qëndrojë jasht fushave Bremer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi humbet Bremer. Mbrojtësi brazilian, i cili doli nga fusha për shkak të lëndimit gjatë derbit të fituar 1-0 ndaj Torinos, do të duhet të qëndrojë jashtë për rreth 20 ditë.

Pas lëndimit të pësuar në lojë, në fakt lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të rastit, që vërtetuan një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e majtë.

Kohët e rikuperimit janë rreth 3 javë me Bremer, i cili me siguri do të mungojë në ndeshjet kundër Empolit dhe Lecce.

Nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë e papritur, Bremer mund të përpiqet të rikuperohet për ndeshjen kundër Interit, ose për dy ndeshjet e fundit para ndalesës për Kupën e Botës, pra Verona në “Bentegodi” dhe Lazio në shtëpi.

Të fundit

1212 – Zjarri i Madh i Londrës që shkrumboi qytetin mesjetar

Në vitin 1212, Londra u përfshi nga një zjarr katastrofik, i cili konsiderohet një nga më të mëdhenjtë dhe...

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse...

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive. Sipas...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV