50 ndeshje me Barcelonën, bilanci i Xavit është më keq se ai i Koeman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona ka pësuar humbje në El Clasicon e parë të këtij sezoni pasi u mposht në Santiago Bernabeu nga Real Madrid 3-1.

Për trajnerin katalunas, kjo ishte ndeshja e 50-të në krye të Barcelonës dhe nuk shkoi mirë apo ashtu siç e kishte planifikuar.

Humbja nga Real Madridi ishte e 11-ta për Xavin si trajner i Barcelonës dhe statistikat e tij nuk janë aspak të mira pas 50 ndeshjeve zyrtare.

Përqindja e fitoreve që Xavi ka siguruar si trajner i Barcelonës nuk është aspak e kënaqshme sipas Mundo Deportivos.

Xavi ka marrë 28 fitore si trajner i Barcelonës apo 56 përqind të ndeshjeve të fituara, që po konsiderohet shumë e ulët.

Kjo është përqindja më e ulët e fitoreve që nga viti 2001, madje edhe Ronald Koeman kishte arritur më shumë, me teknikun holandez që në 50 sfidat e para kishte fituar 33 prej tyre apo 66 për qind.

Barcelona nën urdhrat e Koeman shënoi 117 gola në krahasim me këtë të sotmen që nën drejtimin e Xavit në 50 ndeshje ka shënuar 94, ndërsa nën drejtimin e Xavit ka pësuar 51 gola në krahasim me atë të Koeman që pësoi 53.

Përpos fitoreve, Xavi në krye të Barcelonës ka marrë edhe 11 barazime dhe ka pësuar po aq disfata.

Gjithnjë sipas Mundo Deportivos, në javët e ardhshme presioni mbi Xavin do të rritet duke marrë parasysh ecurinë në Ligën e Kampionëve ku Barcelona është shumë afër eliminimit nga grupet.

Me një vlerësim prej 56%, Xavi ka normën më të ulët të fitoreve që nga viti 2001, nga të gjithë trajnerët që kanë drejtuar për të paktën 50 ndeshje ekipin katalunas.

Të fundit

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike....

Rikonfirmimi i ‘non gratës’ së Berishës dhe pse të gjithë në PD bëjnë sikur s’e shohin

Nga Namir Lapardhaja  E gjithë retorika e ngritur e Berishës dhe e mbështetësve të tij në lidhje me ‘non gratën’ ka qenë dhe vijon të...

Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i cili mbahet për të tretin...

“Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News, Martha Kelner, takoi Meg Leonard,...

Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza. E veshur me shumë stil dhe rrethuar nga miq, këngëtarja shqiptare me...

Lajme të tjera

Web TV