Vuçiç flet hapur: Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë jemi në telashe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë do të jetë në “telashe” të mëdha.

Sipas Blic, Vuçiç i bëri këto deklarata para gazetarëve në një event në Beograd se Serbia është nën presion të madh për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Nëse nuk vendosim sanksione kundër Rusisë, do të jemi në telashe të mëdha, por nëse i vendosim ato, atëherë ata do të na përkëdhelin pas shpine për pesë apo gjashtë ditë dhe kaq“, tha Vuçiç.

Presidenti kujtoi fjalët e ish-presidentit të SHBA, Barack Obama, i cili tha se nuk mund të mbështetemi vetëm te ushtria për të mbrojtur sigurinë tonë, por nevojitet edhe një agjenci e fortë civile.

Sot jetojmë në një kohë kur veprimtaria e shërbimit tonë është më e rëndësishmja, sidomos për shkak të faktorëve të jashtëm. Beogradi ka qenë si Casablanca javët e fundit. Kur kemi mysafirë nga Rusia, zbulojmë ata nga shërbimet perëndimore që i shoqërojnë. Kur kemi mysafirë nga perëndimi, atëherë të tjerët ndjekin gjurmët e tyre. Kjo tregon se sa të interesuar janë ata jo vetëm për njëri-tjetrin, por për këtë copë toke që do të donim ta ruanim për brezat e ardhshëm“- tha presidenti.

Vuçiç shtoi se jo për fajin e tyre, Serbia është tërhequr nga një rreth vicioz nga i cili nuk ka rrugëdalje dhe u shpreh se ndodhen nën presion të vazhdueshëm.

“Nëse mendoni se Serbia i mjafton të thotë nesër do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, jo, do të na përkëdhelin pas shpine për pesë apo gjashtë ditë. Sot u shërben të na godasin si vare në të gjitha forumet, ndaj do të na bëjnë atë për të cilën akuzojnë Rusinë”,- shtoi Vuçiç.

Lexo edhe :  "Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim". Ministri serb provokon hapur

Në fund Vuçiç shpjegoi dhe qëndrimin e Serbisë duke thënë se nëse refuzojnë atëherë janë në telashe dhe ky është një kërcënim i hapur ndaj vendit të tij.

Nëse refuzojmë, atëherë jemi në telashe. Le të kuptojmë njëri-tjetrin. Askush nuk më kërcënon si Aleksandar Vuçiç, kërcënojnë hapur gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Thjesht dua që të gjithë ta dini dhe kjo është hera e parë që e them hapur. Asgjë nuk mjafton. Ata thonë se problemi janë refugjatët. Nuk ka problem, do të anulojmë regjimin pa viza. Ne do t’i zgjidhim ato probleme, por nuk do të mjaftojë, nuk do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione se i pengon që ka një vend që qëndron jashtë dhe dëshiron të ketë të drejtën e mendimit të lirë, dhe nuk ka kërcënuar askënd dhe nuk ka shkelur në tokën e të tjerëve. Ne nuk sulmuam askënd, por u ndëshkuam rëndë, më keq se Iraku dhe Afganistani. Sepse ata nuk e ndanë Basrën dhe Kandaharin“– tha ai.

Serbia deri më tani është një nga të paktët vende europiane, i cili edhe pse e ka dënuar sulmin rus në Ukrainë, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. BE deri më tani ka miratuar paktën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë dhe ka ushtruar presionin ndaj Serbisë, e cila ka nisur rrugëtimin drejt integrimit në BE, që ti bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV