Lufta ndaj korrupsionit, ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka bërë hapa përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar i Integrimit, mazhoranca dhe opozita e kanë prezantuar ndryshe progres raportin e BE-së lidhur me integrimin e vendit.

Sakaq, Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorja Christiane Hohmann ka prezantuar progres raportin e BE, ku tha se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit, në reformën në drejtësi, teksa theksoi edhe një herë që është kundër amnistisë fiskale.

“Ritmi i reformave do të pritet të rritet dhe do ketë një monitorim më të fortë. Lidhur me çështjet zgjedhore, rezultat e Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore mbeten në pritje, raporti vlerëson punën e parlamentin, raporti pranon ndryshimet e fundit që janë kryer sa i përket strukturës së integrimit, më shumë përpjekje për ligjin për shoqërinë civile.

Raporti ofron një vlerësim të detajuar në këtë fushë, në gjyqësor raporti shënon një progres të mirë në reformën në drejtësi, gjykata e lartë ka ulur numrin e dosjeve të prapambetura, ndikohet nga kohëzgjatja e çështjeve gjyqësore, kërkohet një aksion më vendimtar për të ngritur një aksion me modern dhe për të konsoliduar një hartë të re gjyqësore.

Është bërë njëfarë progresi, për hetimin dhe ndjekjet penale dhe dënime. GJKKO ka bërë një punë të mirë, një ecuri e mirë është shënuar lidhur me konfiskmin e pasurive të sekuestruara. Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë. Të vijohet të mbahet kursi i nisur, të vazhdohet të konsolidohet progresi dhe të zhvillohet edhe më tej bilanci, raporti shënon progres në një sërë fushash që kanë të bëjnë me përdorimin e vendimeve alternative të dënimit për të miturit, plan veprimi për komunitetin LGBTI, etj, pavarësia e medias dhe cilësua e gazetarisë mbetet e penguar nga një kryqëzim i politikave të biznesit dhe politikës. Shpreh keqardhje që atmosfera e sulmeve verbale dhe intimidimi i gazetarëve nuk është përmirësuar”, tha Hohmann.

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë/Identifikohet tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur një mbishkrim i dytë kushtuar...

Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

Nga Bajram Peçi  Në fillim gushti të 1815-tës, 210 vjet më parë anija e linjës për Shën-Helenë, Northumberland, mbante si udhëtar të burgosurin e lartësive mbretërore...

Lajme të tjera

Web TV