Neymar flet në gjyq mbi transferimin tek Barcelona: “Unë firmos atë që më jep babai im”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti brazilian Neymar Junior ka dalë ditë ne sotme në gjyq për akuzat e ngritura ndaj tij, për fshehjen e të ardhurave në transferimin e tij në 2013, nga Santos në Barcelonë.

Para togave të zeza, ylli brazilian deklaroi se gjithmonë ka firmosur  atë që babai i tij i kishte thënë të firmoste

“Babai im ka qenë gjithmonë përgjegjës për negociatat e kontratës, ai ka qenë gjithmonë përgjegjës për këtë. Unë firmos atë që ai më thotë për të nënshkruar”,- siguroi lojtari gjatë deponimit të tij. Ai gjithashtu siguroi se “nuk mban mend” të ketë marrë pjesë në negociatat e marrëveshjes së nënshkruar në 2011 me Barcelonën rreth transferimit të tij të ardhshëm, që është në qendër të këtij gjyqi.

Fillimisht, e planifikuar për më 21 ose 28 tetor, seanca dëgjimore e lojtarit të martën u bë me kërkesë të avokatëve të Neymar, të cilët theksuan impenjimet e klientit të tyre, i cili duhet të luajë të premten me PSG-në në kampionat (AC Ajaccio) dhe të martën e ardhshme në Champions League ndaj Maccabi Haifa.

Lojtari nuk do të ketë më nevojë të kthehet në Barcelonë për të ndjekur procedurat gjyqësore në ditët në vijim. Ai do të mund të flasë, nëse do, për herë të fundit në gjyqin, të planifikuar për në 31 tetor, me videokonferencë.

Duke e akuzuar për korrupsion, prokuroria kërkoi dy vjet burg dhe 10 milionë euro gjobë ndaj sulmuesit brazilian. Në këtë gjyq janë edhe prindërit e lojtarit, dy ish-presidentët e Barcelonës, Sandro Rosell dhe Josep María Bartomeu, si dhe ish-menaxheri i klubit brazilian të Santosit, Odilio Rodrigues Filho. Ishin edhe personat juridikë të Barcelonës, Santosit dhe kompania e themeluar nga prindërit e Neymar për të menaxhuar karrierën e tij.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV