Balla: Jemi tërhequr nga paketa anti-shpifje, ekziston rreziku i financimit rus në media

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fieri ku mori pjesë në një aktivitet sensibilizues në kuadër të tetorit rozë, organizuar nga Spitali  Rajonal Fier, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është ndalur tek paketa anti-shpifje.

Balla u shpreh se ndryshimet për ligjin e medias tashmë janë tërhequr nga propozuesit. Ai tha se rezoluta kundër dezinformimit qëndron në kuvend, teksa tha se ekziston rreziku i financimit të mediave nga Rusia sikurse u tha në raport.

E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh. Në kushtet që jemi, edhe në shumë vende ka rezoluta në PE kundër dezinformimin dhe ne kemi një rezolutë të tillë dhe në fakt kemi një rrezik të vazhdueshëm që sponsorizohet me rublat ruse. U tha qartë që Rusia ka ndikuar në minimin e demokracisë, duke favorizuar edhe mediat. Ky pushtet i katërt duhet të mos bjerë në financimet e paligjshme nga aktorët që minojnë demokracinë”- tha Taulant Balla.

Që në javën e parë të këtij turi, do jetë edhe Fieri. Do kemi takime ne çdo cep të qarkut. Fieri është qershia mbi tortë e çdo suksesi dhe rezultati pozitiv të Partisë Socialiste. Ky tur është për vlerësim dhe llogaridhënie publike dhe natyrshëm do të vlerësojmë hap pas hapi”- tha Balla.

Lexo edhe :  Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

I pyetur nëse ka klane brenda PS në Fier, Balla është shprehur se kjo mbetet vetëm një shpresë e opozitës, pasi PS nuk është e përçarë, madje është ofruar të bashkohet edhe me opozitën për sfidat e përbashkëta.

S’kam përgjigje se këto janë vetëm shpresa e vetme, e fundit të kundërshtarëve politikë të PS. Në fier ata s’fitojnë kurrë por kanë shpresën që ne jemi të ndarë dhe ata të fitojmë. Ne po duam të bashkohemi me ta në kuptimin e sfidave të përbashkëta, jo më të ndahemi vetë”- u shpreh Balla nga Fieri.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV