Zgjedhjet lokale 2023/ Berisha nuk humb kohë, cakton afatin e fundit për primaret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda datës 4 dhjetor. Ky është afati i fundit që ka përcaktuar Sali Berisha për përmbylljen e primareve, ku do të përzgjidhen kandidatët për kryetar bashkie, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore 2023. Sipas burimeve nga mediat, afatin e bëri të ditur gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Kryesisë. Të parat që do të mbajnë primaret, do të jenë Tirana, Elbasani dhe Durrësi ndërsa kandidatët kanë vetëm 2 javë kohë për të bërë fushatë.

Deri më 6 nëntor do të kryhen negociatat me aleatët dhe evidentimin e kandidaturave. Nga data 6 nëntor deri më 13 Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare.

Por më shumë sesa primaret, Berishën e shqetësojnë përgatitjet e Edi Ramës për zgjedhjet vendore, teksa ditën e sotme, gjatë mbledhjes së kryesisë tha se po përgatitet për kasaphanë zgjedhore. Paralel me primaret për zgjedhjen e kandidatëve, Berisha ka paralajmëruar se do të rikthehen protestat e fuqishme.

Ky vendim i sotëm i Berishës vjen në një kohë kur 2 grupet e PD kanë zhvilluar takimin e parë për bashkimin e demokratëve. Berisha ka theksuar se nuk bën kompromis për primaret ndërsa PD dhe Rithemelimi po zhvillojnë bisedime për bashkimin e demokratëve. Ish kryeministri zgjodhi të mos komentojë takimin e parë të negociatorëve Paloka-Bardhi për bashkimin e PD por duket se nuk ka humbur kohë për të caktuar afatin e fundit për përmbylljen e primareve.

Për herë të parë, sot dy palët në Partinë Demokratike u ulën për 90 minuta për të gjetur dakordësinë që në zgjedhjet vendore 2023 të dalin me një kandidat. Edi Paloka i grupit Berisha tha se ka vullnet për bashkim, ndërsa takim konstruktiv e quajti disa orë më vonë edhe negociatori i grupit Alibeaj, Gazment Bardhi. Por ai apelon që kampi tjetër të mos vijojë procese të njëanshme për të zgjedhur kandidatin.

Të fundit

Sofër në vend të zyrës, “shqiptari në parlament” kërkon votat në Prizren

Një formë e veçantë e të bërit fishatë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 9...

“Klasikja” moderne e Championsit, statistikat e përballjes Real Madrid-Manchester City

Goglat e kanë dhënë verdiktin e tyre. Reali i Madridit do të përballet me Manchester Cityn në “play off” në Ligën e Kampioneve, duke...

Protesta para Bashkisë/ Policia procedon Belind Këlliçin, Tedi Blushin dhe Klevis Balliun

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së opozitës dje para Bashkisë së Tiranës. Grumbullimi i qytetarëve solli bllokimin...

Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

Partia Socialiste mbajti Kuvendin e Kongresin Rinor, me qindra të rinj nga Shqipëria të cilët mbushën sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Stafetën e...

Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj!

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV