Britania ‘e bezdisur’ nga shqiptarët: Vijnë me gomone, ikin me “Charter”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët kanë zënë prej kohësh ballinat e mediumeve britanike. E gjithë kjo lidhet me trafikimin e jashtëligjshëm përmes kanalit të Le Manche, teksa shtetasit e Shqipërisë përpiqen të kalojnë ilegalisht ngushticën mes Francës dhe Britanisë së Madhe.

Kjo ka detyruar ligjvënësit atje të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës. Plani parashikon që individët e identifikuar nga qeveria si emigrantë të paligjshëm apo azilkërkues të risistemohen ne Ruandë, ku edhe shqyrtohet kërkesa për azil.

Sipas medias Daily Mail, përqindja e aplikimit për azil mendohet se ka rënë, nisur pikërisht nga kjo.

Duke iu referuar riatdhesimit të 11 shqiptarëve javën e kaluar, mediat britanike shkruajnë se shqiptarët vijnë me gomone, por kthehen me ‘charter’.

Kur Patel publikoi skemën në gusht, burimet treguan se në disa raste shqiptarët mund të ktheheshin mbrapsht ‘brenda disa orësh’. Oficerët e lartë të policisë nga Shqiperia erdhën në Britani për të vlerësuar se si mund të punonin së bashku me zyrtarët e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Zonja Patel tha në momentin e njoftimit:  “Është e turpshme dhe absurde që kaq shumë shtetas shqiptarë po hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla kur vendi i tyre, Shqipëria, është një vend i sigurt”.

Home Office ka nisur gjithashtu një fushatë për të penguar shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht në Britani. Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha:

“Ne i bëjmë thirrje kujtdo që po mendon të largohet nga një vend i sigurt dhe të rrezikojë jetën e tyre në duart e kontrabandistëve të njerëzve, të rishqyrtojnë urgjentisht. Pavarësisht gënjeshtrave që janë shitur, ata nuk do të lejohen të fillojnë një jetë të re këtu.”

Sipas DailyMail, mësohet se 60 përqind e emigrantëve që futen nga Franca veriore janë shqiptarë. Që nga fillimi i vitit, rreth 37.000 emigrantë kanë hyrë në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe, ku 10.000 prej tyre mendohet të jenë shqiptarë.

Të fundit

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Lajme të tjera

Web TV