Neymar del në krah të Vinicius-it: “Renditja e Topit të Artë është një shaka”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar pretendon se bashkëlojtari i tij te Kombëtarja e Brazilit, Vinicius Junior, duhet të kishte përfunduar në tre vendet e para në çmimet e Topit të Artë 2022.

Vinicius Jr përfundoi i teti në renditjen e Topit të Artë pas një sezoni ku ai luajti një rol kyç në triumfet e Real Madridit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Neymar përgëzoi fituesin e Topit të Artë, Karim Benzema, për marrjen e çmimit kryesor, por beson se Vinicius Jr meritonte një përfundim në podium.

“Benzema, e meritoi plotësisht!!. Por, Vini jr në vendin e 8-të nuk është e mundur, është një shaka. Ai është minimumi në top 3”, ka shkruar Neymar në Twitter.

Ndryshe, Benzema përfundoi në krye të garës pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku shënoi 44 herë në 46 ndeshje.

Sadio Mane doli në vendin e dytë pas një tjetër sezoni mbresëlënës me Liverpoolin, përpara kalimit të tij te Bayern Munich, ndërsa mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ishte i treti.

Në anën tjetër, braziliani i Los Blancos në sezonin e fundit pati 22 gola dhe 20 asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat.

Që nga fillimi i sezonit 2021-22, vetëm Vinicius Jr(5) ka fituar më shumë penallti në mesin e lojtarëve të La Ligës sesa bashkëlojtari i tij, Rodrygo (4) në të gjitha garat.

Të fundit

“6 mln eurot e lobimit Berisha i gjeti nga Gërdeci”, avokati: PD, parti familjare

Avokati Idajet Beqiri nga studio e Abc News paralajmëroi padi në SPAK ndaj Sali Berishës për kontratën 6 milionë...

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë. “Fokusi jonë është luftë...

Aerodromi i Gjirokastrës pret avionët e parë turistikë, vizitorët e parë nga Italia

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për...

Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se "një politikë demografike e veçantë do të bëhet". "Çdo çift i ri, do të ketë...

Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të...

Lajme të tjera

Web TV