Kallëzimi i PD/ Ish ministri i Ramës rrezikon 7 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkon që SPAK të marrë në pyetje dhe të veprojë për kallëzimin penal që PD ka bërë ndaj Damian Gjiknurit.

Me anë të një deklarate për mediat, Zhupa thekson se në rast se ai gjendet fajtor, ky i fundit rrezikon deri shtatë vjet burg.

Deklaratë e deputetes së PD, Ina Zhupa

Ish-ministri Damian Gjiknuri ka një kallëzim penal për Shpërdorim të Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në rast të gjetjes fajtor Gjiknuri mund të dënohet deri në 7 vjet burg. Pse dyshohet dhe akuzohet një prej ministrave më të fuqishëm dhe të afërt të Edi Ramës? Në shtator 2017, kryeministri përcakton si autoritet kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, menaxhuar dhe mbikëqyrur punimet e 3 inceneratorëve.  Ndonëse ishte Autoritet Kontraktor, ministri Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve. Gjiknuri është gjithashtu përgjegjës për krijimin e një monopoli të depozitimit të dherave në inceneratorin e Tiranës. Si autoritet kontraktor, ai duhet të amendonte kontratën e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare. Amendimi i kësaj kontrate do të ndikonte në rritjen e totalit të mbetjeve dhe gjithashtu do të ulte kostot për njësi që do të paguheshin nga qytetarët. Një kosto që sot shkon në 40.61 euro/ton. Në një pistë tjetër shumë të dyshimtë, rezulton se në sistemin TIMS ministri Gjiknuri ka udhëtuar, dy herë brenda një muaji, një javë para miratimit të kontratës së djegësve në qeveri, ku përgjegjës ishte ai vetë, me një prej pronarëve të inceneratorëve, Klodian Zoton.
 
SPAK e ka thirrur Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë Engjëll Agaçi, por duhet të bëjë të njëjtën gjë me të gjithë elementët e kupolës korruptive të aferës së inceneratorëve dhe shumë skandaleve të tjera.
 
Ka ardhur koha që firmëtarët, lejuesit dhe lehtësuesit e megavjedhjes të shfaqen para ligjit si të barabartë me ata që po dënohen për bishtin, ndërkohë që sqepari vazhdon të presë para për inceneratorët që, ose nuk ekzistojnë ose nuk janë në punë.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash...

Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali. Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm...

Cila është sëmundja “e heshtur” e syrit? Ja dëmet e pakthyeshme në shikim

Në morinë e sëmundjeve të syrit, Glaukoma njihet si sëmundja “e heshtur” e të parit, pasi dëmtimet nuk evidentohen në fazat fillestare për shkak...

Agnesa, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’

''Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren me disa përkujtimore të ferrit të së shkuarës, siç ishin kampet e...

Detajet e inaugurimit të Trump, 600 të pranishëm! Shumë të ftuar mbeten jashtë Kapitolit

Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e...

Lajme të tjera

Web TV