“Rroftë Putini,” menaxheri në Paris përzë dy ukrainase nga lokali (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menaxheri i një restoranti në Paris ka dëbuar dy vajza nga Ukraina ndërsa bërtiste “rroftë Putini.” Nënë e bijë, Larisa dhe Melissa, pohojnë se menaxheri i restorantit “Le Cozy Montparnasse” i dëboi nga restoranti të hënën për shkak të kombësisë.

Madje Melissa ka filmuar me celularin e saj sjelljen e menaxherit ndërsa shton se ajo dhe nëna e saj ishin në gjendje shoku ndërsa filmonin. Videoja prej 15 sekondash e menaxherit të restorantit duke thirrur dy herë “Rroftë Putin” u postua në Twitter nga Volodymyr Kogutyak, nënkryetar i Unionit të Ukrainasve të Francës.

Vajza dhe nëna e saj, përkatësisht 18 dhe 50 vjeç, mbërritën si refugjate nga Ukraina në Francë tre muaj më parë dhe që atëherë kanë numëruar çdo euro për të përballuar jetesën.

“Ne i shpjeguam kamarierit se për shkak se ne jemi refugjate, paratë tona janë të pakta dhe prandaj duhet të dimë se sa do të na kushtojë një çaj.”

Por, ato shtojnë se ai iu përgjigj me fjalë fyese se ukrainasit nuk janë të mirëpritur në biznesin e tyre. Më pas vajza vendosi të thërrasë menaxherin, por ai pati të njëjtën qëndrim dhe sjellje të pahijshme.

Të fundit

Kandidati demokrat: “Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu”

Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” theksoi...

Theth, banorët kundërshtojnë aksionin e IMT, përplasen me policinë

Dhjetëra banorë të fshatit turistik të Thethit, të cilët kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë, janë përplasur pasditen e sotme me...

Raporti i KE-së për drejtësinë shqiptare: Ndryshe në letër, ndryshe në realitet

Në letër, drejtësia shqiptare ecën përpara... në realitet, hijet e vjetra ende përpiqen të ngadalësojnë hapin e saj. Politikanë që ushtrojnë presion, vendime të...

Automjeti në Maliq përplaset me pemën, e teproi me shpejtësinë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë nga rrethrotullimi kryesor i këtij...

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV