“Ke hyrë në llogaritë e Rusisë”, Balla kërcënon Berishën: Do t’i nxjerr faktet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit kreun e PD-së Sali Berisha për bashkëpunim me Rusinë. Nga foltorja e Kuvendit, Balla nënkuptoi se Berisha ka marrë para ruse dhe se emri i tij ndodhet në llogaritë e Kremlinit. Më tej Balla tha se në ditët në vijim do të dalin fakte që vërtetojnë se Berisha është financuar nga Rusia.

Gjithashtu ai ironizoi Berishën, teksa tha se kush e ka fajin për këto financime, duhet ta ndajë vetë Berisha me Bashën tek emisioni i dashurisë “Përputhen”.

“Mbi ty Sali do të bëjmë publike fakte se si lidhesh ti personalisht. Nuk është çudi që vota jote në janar 2015 është dhënë pro një rezolute të bërë nga Vladimir Putin.

Sali ti je informuar që në vitin 2008 për atë rezolutë. Të është thënë që po përgatitet një baltë e madhe kundër shqiptarëve dhe UÇK-së dhe ti nuk reagove fare. Ke hyrë në listë pagesat e Kremlinit. Para diçkaje shumë të madhe, ishte bërë një zhurmë. Ndodhi Gërdeci dhe 30 ditë më vonë u kalua rezoluta e Dick Marty-t. Ndodhën vrasjet më 21 janar, por u votua rezoluta.

Ditët në vijim do të dalin faktet e kësaj listëpagese që kulmoi me firmën e Lulit, por me porosinë e Saliut.

I ndani ju tek emisioni “Përputhen” kush e ka fajin, por ajo që po flas unë këtu është për disa dokumente që unë i kam dhe që Saliu e di shumë mirë”, theksoi Balla.

Të fundit

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share...

Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34 mjete lundruese, prej të cilave...

Lajme të tjera

Web TV