Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, në lidhje me humbjen e jetës së Lear Kurtit, të riut që ndërroi jetë në komisariat ndërsa dyshohet se ka gëlltitur një sasi droge.
Lala tregoi se 32-vjeçari është shoqëruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23 dhe në momentin e mbërritjes në komisariat, ka filluar të dridhet.
Ajo tha në emisionin “Open” se i riu ka ndërruar jetë pa mbërritur ende tek spitali i Traumës dhe e gjithë kjo ka ndodhur brenda 45 minutave.
“Leari është shoqëruar nga punonjësit e policisë rreth orës 23 mbrëmë. Është identifikuar dhe është shoqëruar në komisariat nga një patrullë tjetër. Në komisariantin 3 ka pasur shenjat e para të dridhjeve, është futur në ambientet e brendshme e komisariatit, më pas është dërguar drejt Traumës, ku u tha se mbërriti i vdekur.
E gjitha kjo zgjati rreth 45 minuta. Analizat toksikologjike dhe të thelluara janë duke u kryer dhe duan nga 2-3 javë, ka raste që shkon deri në 6 javë të kemi përgjigje”, u shpreh ajo.
Më tej, gazetarja deklaroi se në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune.