Van Basten: Kush thotë që Ronaldo është më i mirë se Messi nuk di asgjë

Ish-sulmuesi i Ajax dhe AC Milan, Marco Van Basten është përfshirë në debatin e gjatë nëse Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.

Holandezi vlerësoi sulmuesin e Juventusit, por pohoi se argjentinasi nuk mund të krahasohet me ndonjë lojtar tjetër.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ata që pretendojnë se ai është më i mirë se Messi nuk kuptojnë asgjë për futbollin ose e thonë atë me keqbesim,”-tha ai për “Corriere della Sera”.

“Messi është unik, i paimitueshëm dhe e papërsëritshme. Lojtarët si ai shfaqen çdo 50 ose 100 vjet.”-vijon ai.

Van Basten u tërhoq në një moshë relativisht të re nga futbolli dhe ai i admiron ata që akoma luajnë në një nivel të lartë, ndërsa janë në të tridhjetat e tyre.

“Në thelb unë ndalova të luaja në 28 vjeç. Unë kisha fituar tre Ballon d’Ors. Shikoni se ku janë Ronaldo dhe Messi, të dy mbi 30 vjeç. “-ka thënë Basten./Fjala.al/