76 vjet nga incidenti i Kanalit të Korfuzit, që ‘ndau’ Shqipërinë nga Britania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

76 vjet më parë, më 22 tetor 1946, ndodhi Incidenti i Kanalit të Korfuzit, në të cilin Marina Britanike humbi 45 oficerë dhe detarë, si dhe 42 të tjerë u plagosën, bilanc ky që shënoi humbjen më të madhe të Marinës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore.

Dy luftanijet britanike, “Saummarez” dhe “Volage”, me komandantët respektivë V. H. Selby dhe R. R. Paul, ndeshën në mina dhe u dëmtuan rëndë, teksa kishin depërtuar në ujërat territoriale shqiptare, rreth 1200 metra larg brigjeve të Sarandës.

Kjo ngjarje është trajtuar nga juristë, historianë, ushtarakë, politikanë, studiues, etj. Sot, mbas 76-vjetësh, mbi këtë incident është hedhur shumë dritë, dhe dihen tashmë shumë të vërteta.

Lidhur me këtë episod historik, që tendosi ndërsjelljen shqiptaro-britanike, palët mbajtën qendrime diametralisht të kundërta.

Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke pretenduar për një kalim paqësor të anijeve. Organi i OKB-së i ngarkuar për garantimin e sigurisë dhe të paqeruajtes, ia delegoi çështjen Gjykatës së Hagës, e cila pas një procesi dyvjeçar vendosi të shpallë Shqipërinë fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar. Ky verdikt nuk u pranua nga Shqipëria dhe në kundërpërgjigje, Britania konfiskoi arin e rezervës shtetërore.

Për një periudhë 40-vjeçare, marrëdhëniet diplomatike bilaterale u pezulluan. Pas rënies së regjimit, qeveria shqiptare u prapësua nga qendrimi i mëhershëm duke pranuar verdiktin e Hagës. Në këtë mënyrë, mundi të rivendosej ndërkëmbime mes palëve, si edhe u zgjidh përfundimisht çështja e arit të konfiskuar.

Më poshtë, paraqiten telegrame të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me dorëshkrim të Enver Hoxhës drejtuar Koçi Xoxes e Nako Spiros, për qëndrimin e mbajtur prej delegacionit shqiptar në OKB lidhur me incidentin në Kanalin e Korfuzit.

Lexo edhe :  Bie Monarkia, italianët zgjedhin Republikën

 

 

Të fundit

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

Lajme të tjera

Web TV