“Nuk i dhanë ndihmën e parë”, flet shoku i Lear Kurtit: E gjeta të shtrirë në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti, mbrëmjen e të mërkurës gjatë shoqërimit për në komisariat ka ngjallur polemika dhe tronditje në opinionin publik.

Ngjarja është ende e pazbardhur plotësisht, dhe deklaratat e të afërmve, duket se thjesht shtojnë dyshimet.

Një nga shokët e Lear Kurtit, në një lidhje telefonike ekskluzivisht për emisionin “Riview” në Euronews Albania, është shprehur se 32-vjeçarin e ka gjetur të shtrirë në tokë në komisariat.

Ai u shpreh se ndaj Lear Kurtit është ushtruar dhunë barbare ndërsa theksoi se policia nuk i ka dhënë ndihmën e parë.

“Kam shkuar në rajon atë natë dhe Learin e  kam gjetur të shtrirë në tokë. Para dy javësh Leari ishte në të njëjtën situatë. Fajin e ka të gjithë policia, sepse nuk i ka dhënë ndihmën e parë dhe e dyta ka pasur dhunë. Kanë ushtruar dhunë të tepruar. Learin e kanë goditur në kokë dhe në trup”– u shpreh ai.

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV