‘2600 policë duan të largohen’/ Ahmeti zbulon kërkesat: Situata jashtë ‘shinave’

Ish drejtuesi i policisë, Krenar Ahmeti ka deklaruar se janë rreth 2600 policië që duan të largohen nga radhët e policisë.

I ftuar në emisionin “Review”, në Euronews Albania, Ahmeti tha se, brenda dy viteve kanë hequr dorë 600 punonjës të policisë.

ish-drejtuesi pohoi se organizata e policisë në pjesën thelbësore është e shëndetshme, por ka pafund vend për t’u trajnuar.

 “Kam një informacion që në dorë të personave kompetent që bëjnë përjashtimin e policisë janë rreth 2600 kërkesa të punonjësve të policisë që duan të largohen. Vetëm gdhendja mund ta sjelli në shina këtë situatë. T’i paguajnë mirë [policët], t’i trajnojnë, t’i veshin, t’i mbathin, t’i kërkojnë llogari,”  u shpreh Ahmeti.