Njëra nga skenat më të pabesueshme kanë ndodhur në futbollin argjentinas.
Sa herë të shkon në mendje futbolli në Argjentinë mendon për derbin e çmendur mes Boca Juniors, River Plate si dhe rivalitetin e madh që kanë dy skuadrat.
Por kush e kishte menduar se River Plate do t’i jepte një asistim Bocas për tu bërë kampion?
¡Acá está el campeón! 😎🥇#Siempre𝗖𝗔𝗠𝗣𝗘𝗢𝗡𝗘𝗦 🏆#Siempre𝗕𝗢𝗖𝗔 🔵🟡🔵 pic.twitter.com/GUhyAO8rFe
— Boca Juniors (@BocaJrsOficial) October 24, 2022
As në skenarët më të mirë të regjisorëve më të mëdhenj botëror nuk mund të bëhej diçka e tillë që ka ndodhë mbrëmë në futbollin argjentinas.
Boca Juniors është kampion i ri i Argjentinës, por ata për këtë titull duhet ta falënderojnë rivalin e përjetshëm River Plate-n.
Para se të zhvillohej xhiro e fundit, Boca Juniors ishte në krye të tabelës me 51 pikë e ndjekur nga Racing Club me 50 pikë.
Në xhiron e fundit Boca Juniors u ndal në barazim 2-2 para adhuruesve të vet nga Independiente.
Beunos Airesin e kishte kapluar heshtja pasi titulli thuajse u humb, ku në ndeshjen tjetër Racing Club fitoi penallti pranë rezultatit 1-1 përballë River Plates.
Por çfarë ndodhë? Mbrojtësi i inkuadruar në lojë i Racing Club, Jonathan Gavlan humb penalltinë të cilën e priti portieri i Riverit, Armani.
Për t’i dhënë vulën fitores dhe një asistit për rivalët e përjetshëm u përkujdes kolumbiani Miguel Borja që shënoi golin e dytë në sfidë për t’i dhuruar fitoren Riverit, por edhe titullin Bocas.
Rivaliteti mes River e Bocas është jashtëzakonisht i madh, por kush e kishte menduar se një ditë rivali lokal do t’i bënte nderë rivalit për një titull kampioni!.
🔚 ¡Ganó River! El Millonario venció a Racing por 2-1. #VamosRiver pic.twitter.com/3aiLUEuOrQ
— River Plate (@RiverPlate) October 23, 2022