Nuk flasin prej 30 vitesh/ Dy vëllezërit në garë për t’u bërë kryetar bashkie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Steele dhe Charles Steele do të përballen së bashku për postin e kryetarit të bashkisë në Port Colborne, Ontaria, Kanada.

Ata në fakt, janë vëllezër, por nuk flasin bashkë prej më shumë se 30 vitesh. Të dy u takuan gjatë një përballje elektorale javën e kaluar dhe folën për herë të parë pas 30 vjetësh. Charles Steele pranoi për “The Guardian” se ishte mjaft nervoz gjatë diskutimit: “Unë kurrë nuk kisha marrë pjesë në një debat para një turme më parë”.

Duke thënë se herë pas here zemërohet, Charles Steele vazhdoi fjalët e tij duke thënë se “vëllai im mendon se kryesia është e drejtë e tij. Më shqetëson arroganca e tij”. Ai vuri në dukje se nuk ka asnjë kandidat tjetër përveç vëllait dhe vetes së tij, dhe se këtë po e bën për demokraci.

Charles Steele gjithashtu deklaroi se në zgjedhjet e fundit votuan më pak se gjysma e elektoratit. Kandidati për kryetar bashkie theksoi se pikëpamjet politike të Bill Steele ishin “shumë të ndryshme” në krahasim me të. “Vëllai im është shumë i djathtë,” tha Charles Steele.

“Dua të shoh qytetarët të marrin të ardhmen në dorë, jo t’ia dorëzojnë elitës së fuqishme”, tha Charles Steele.

Charles vuri në dukje se ai ka punuar si punonjës poste në të kaluarën, jeton me një pension dhe se është në dijeni çdo të thotë të jetosh me të ardhura fikse.

“Vëllai im duket sikur nuk kupton këtë”, u shpreh Charles Steele.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV