U shkarkua nga KPK, KPA merr vendimin përfundimtar për ish-gjyqtaren Fatmira Hajdari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KPA ka rrëzuar anikimimin e ish-gjyqtares Fatmira Hajdarit kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas shkarkimit nga detyra pasi nuk justifikonte transaksionet me pronat dhe ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje.

Hajdari ankimoi vendimin e dhënë nga KPK-ja dy vite më parë, por KPA nuk  e ka pranuar kërkesën e saj.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2020, datë 21.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 265, datë 18.06.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 265, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari).
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall, në Tiranë, më datë 24.10.2022.

Të fundit

“B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve...

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar kundër Fuqive të Boshtit gjatë...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Lajme të tjera

Web TV