“Hakmarrja”/ Icardi shkarkon Wanda Naran si menaxhere, refuzon ti paguajë 1 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensioni mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon me kapituj të tjerë të gjallë… Këtë herë ka të bëjë me atë përzierjen e punëve profesionale dhe personale.

Ndikuesja vepronte si përfaqësuese (agjente) e burrit të saj futbollist. Ajo arriti gjithçka tek Interi, me kalimin e tij te PSG, por edhe huazimin e kësaj vere në Turqi.

Por ndarja e papritur e tyre ka sjellë pasoja profesionale. Siç detajohet nga media turke ‘Hurriyet.com.tr’, mes tyre kanë mbërritur edhe problemet e punës. Wanda do të përfitonte një shumë prej 1 milionë eurosh për transferimin e Icardit te Galatasaray. Sipas mediave turke, futbollisti argjentinas ka deklaruar se Wanda Nara nuk është më menaxherja e tij.

Madje, ai ka refuzuar tashmë dhe kërkesën e premios 1 milionëshe për ish-gruan me arsyetimin se është e paligjshme. Në fakt, polemika është më e nxehtë se kurrë.

Sepse Icardi nuk do që Galatasaray ta paguajë Wanda Narën, shpjegon medium turk, pavarësisht se biznesmenja do t’i kishte kërkuar klubit që paratë “të derdheshin në llogarinë e saj sa më shpejt.

Wanda udhëtoi nga Argjentina në Turqi, por po qëndron diku tjetër, jo në shtëpi me sulmuesin e Galatasaray. Wanda para disa ditësh po regjistronte një videoklip, përmes të cilit është lidhur romantikisht me një këngëtar argjentinas, por më vonë udhëtoi për në Stamboll ku ishin të gjithë fëmijët e saj

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV