A duhet të japë dorëheqjen pasardhësi i tij Bledi Çuçi? Ja si përgjigjet Sandër Lleshaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri Sandër Lleshaj, duke folur në studion e “Log.” u ndal tek standardet e policisë së shtetit sot. Ai u shpreh se në asnjë vend të botës, nuk ndalohesh nga policia pa asnjë arsye, pro ndryshe ndodh në Shqipëri.

Sipas tij, policia në Shqipëri nuk ecën me logjikë dhe me dyshime, por me idenë se nëse ndalojmë sa më shumë persona do kapim persona të inkriminuar.

“Policia sot të ndalon kot. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Është anti koncept. Hajt se po i ndalojmë shumë se do dali diçka. Policia duhet të punojë me inteligjencë.” tha Lleshaj.

Ndërsa lidhur me dorëheqjen e drejtuesëve të institucioneve,i pyetur nëse pasardhësi i tij Bledi Çuçi duhet gjithashtu të japë dorëheqjen, ai refuzoi të komentonte, ndërsa aktin e tij e cilësoi zbatim të bindjeve të tij.

“Është aq e drejtpërdrejtë sa s’mund të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë kjo pyetje. Rezervohem të jap komente. Unë jam vënë përballë një situate të vështirë në dhjetorin e 2020 dhe kam marrë një akt që është i njohur. Nuk e kam marrë në funksion të dhënies së ndonjë mesazhi, por ka qenë akt i imi privat. Përgjigje ndaj bindjes time të thellë që qytetarët tek policët duhet ta shohin fytyrën e ministrit. Dhe nëse kemi devijime dhe shkelje të rënda, diçka do ta shohin nga fytyra e ministrit. Të gjitha rastet ngjajnë dhe nuk ngjajnë, në thelb asokohe kishim një akt të rëndë, vrasje që është konfirmuar edhe nga gjykata”, tha Lleshaj.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV