Mbreti Charles i sëmurë rëndë, gazeta gjermane: Mjekët i kanë thënë William të jetë gati!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles III thuhet se ka disa probleme shëndetësore. Media ‘Le Matin‘, shkruan se pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, mbreti ka rënë si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

Ekspertët flasin për një “krizë të madhe” që ai do të duhet ta kapërcejë. Por a është gati 73-vjeçari Charles për postin e kreut të kurorës britanike për të cilin është përgatitur gjithë jetën?

“Ai vuan nga depresioni dhe i tha gruas së tij Camilla se jeta e tij e re është shumë e vështirë për të. Ai është i lodhur dhe në panik për atë që e pret si mbret”, shkruan media.

Siç pretendon Le Matin, mbretërimi i Charles do të jetë një nga “më të shkurtrat e 200 viteve të fundit”.

Ndonëse në raport thuhet se informacioni duhet trajtuar me kujdes, megjithatë vë në dukje se problemi shëndetësor i Charles nuk është vetëm i natyrës psikologjike pasi trashëgimtari 73-vjeçar i fronit britanik shfaqet me duar të kuqe dhe të fryra në disa foto.

“Gishtat e tij të kuq dhe të fryrë mund të tregojnë edemë, e cila është shenjë e dështimit të zemrës ”, paralajmërojnë mjekët. “Nëse zemra është e dobët, gjaku nuk pompohet në ekstremitete”, shpjegojnë ata.

Të fundit

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA...

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

Zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në Kefalonia është tani nën kontroll, sipas presidentit të Komunitetit të Faraklatës, Evangelos Marinakis, i...

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në Perunë jugore, thanë autoritetet. Aksidenti vdekjeprurës...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Lajme të tjera

Web TV