Reforma në Drejtësi, ambasadori britanik: Duhet të shohim më shumë rezultate konkrete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndër të tjera, ambasadori britanik foli në News 24 për reformën në drejtësi, ndërsa tha se njerëzit kanë pritshmëri të larta dhe dëshirojnë të shohin drejtësi, dhe hetimin e të gjitha krimeve dhe korrupsionit.

Pjesë nga intervista:

Si e shikoni Reformën e Drejtësisë, a i ka përmbushur pritshmëritë tuaja?

Pra, Klodiana unë mendoj se ne të gjithë e dimë se reformat në shtetin e së drejtës dhe në drejtësi kërkojnë kohë. Mendoj se Shqipëria ka një mundësi shumë të mirë për t’i çuar gjërat në një trajektore pozitive, dhe gjërat po përparojnë. Unë mendoj se ndonjëherë njerëzit e shohin gotën gjysmë bosh, në vend që ta shohin gjysmë plot. Përpiqem të jem optimist dhe pozitiv për këto zhvillime, dhe në fakt nuk jam vetëm unë. Paraardhësi im ishte këtu para disa muajsh dhe më tha se gjatë mandatit të tij, ai nuk e kishte imagjinuar kurrë se ish-ministra do të ishin pas qelie, dhe tashmë kjo po ndodh. Pra, reforma në drejtësi po fillon të ketë ndikim. Sot, unë e di se njerëzit kanë pritshmëri të larta dhe dëshirojnë të shohin drejtësi, dhe hetimin e të gjitha krimeve dhe korrupsionit. Edhe ne i kemi! Pra, gjithçka që unë mund të them është se si përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar, ne do të jemi një partner shumë i qëndrueshëm dhe së bashku me shqiptarët do të vazhdojmë të mbështetim sektorin e drejtësisë për të qenë sa më efektiv që të jetë e mundur. Dhe, sigurisht, që këtë do të bëjmë së bashku, me partnerët tanë ndërkombëtarë, me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara dhe me të tjerë. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, por që të gjithë duhet të përpiqemi. Por, mendoj se kemi besimin se kjo është diçka që mund të bëhet. Tani, e kuptoj se përse njerëzit nuk e kanë këtë besim, pasi në vend ka pasur aspekte të konsiderueshme të krimit dhe korrupsionit, por vendi po ndjek një trajektore pozitive.

Cilat janë pikat e dobëta të kësaj reformë, çfarë duhej të ishte bërë më mirë dhe çfarë duhej të ishte bërë ndryshe?

Gjëja ku mendoj se duhet të fokusohemi është se si t’i bëjmë qytetarët të kenë vërtet besim, dhe fakti që njerëzit presin me muaj dhe me vite për çështjet e tyre nuk është diçka e mirë. Unë njoh dhe kam takuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë që janë të përfshirë dhe që po e përshpejtojnë vërtet procesin për trajtimin e çështjeve, por sigurisht që kjo kërkon kohë. Prandaj, unë mendoj se do duhet kërkojë mjaft kohë përpara se të shohim një situatë më të mirë, por po shkon në drejtim optimist. Tashmë kemi gjykata funksionale që shqyrtojnë çështjet dhe bëjnë drejtësi. Pra, mendoj se në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian, të cilin, sigurisht, Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë, edhe pse nuk jemi vend anëtar. Shteti i së drejtës është një fushë vërtet e rëndësishme dhe kjo na jep një perspektivë të re për Shqipërinë për t’u pajtuar me standardet evropiane, të cilat ne duam t’i shohim teksa zbatohen. Në fakt, unë mendoj se kemi një perspektivë vërtet pozitive në fazën e ardhshme.

Lexo edhe :  “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

A shihni një mundësi sesi kësaj reforme mund t’i jepet një ritëm tjetër?

Sigurisht, njerëzit do ta gjykojnë këtë nëpërmjet rasteve për të cilat janë gjykuar dhe kjo është diçka që po ndodh. Pra, mendoj se, po, ne duhet të shohim më shumë raste dhe rezultate konkrete, por kjo po ndodh në mënyrë pozitive. Prandaj, le të vazhdojmë presionin mbi të, por le të ofrojmë edhe mbështetje, dhe kjo është diçka që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta bëjë në sajë të programeve tona, angazhimit dhe bashkëpunimit tonë me sektorin e drejtësisë.

Cila është marrëdhënie e institucioneve të reja të drejtësisë kryesisht SPAK me agjensitë ligjzbatuese në Britaninë e Madhe?

Ju, nuk do të prisnit nga unë që të komentoja për rastet që janë nën procedim ligjor apo objekt i hetimeve në vazhdim. Kështu që, nuk do të komentoj detajet. Por, ajo që do të them, është se ne kemi nevojë të shohim më shumë veprim dhe gjithashtu më tepër mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që të mund t’i shohim aktualisht këto institucione të lulëzojnë. Por, unë shoh një vendosmëri të vërtetë nga ana e institucioneve të pavarura për të zbatuar drejtësinë, për të zbatuar sundimin e ligjit dhe për të rritur përgjegjësinë.

Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për ne. Ne duhet të përmirësojmë përgjegjësinë dhe t’i japim fund mosndëshkimit. Në mënyrë që, ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona.

A keni dijeni se nga vijnë presionet e SPAK?

Nuk mendoj se duhet të ketë presion mbi institucionet e pavarura, por përkushtim dhe mbështetje, gjë që ne e bëjmë. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes prokurorëve këtu dhe shërbimit tonë të prokurorisë së Kurorës. Kemi gjithashtu, një angazhim të shkëlqyer mes të gjitha autoriteteve tona të zbatimit të ligjit. Pra, duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të forcohemi, dhe pa dyshim, të vlerësojmë aftësitë, në mënyrë që të mbështesim fort njëri-tjetrin. Nuk duam të shohim presion të jashtëm të panevojshëm mbi asnjë institucion, siç e thashë edhe më parë, por duam të shohim mbështetje për këto institucione dhe t’u japim atyre siguri dhe besim më të fortë për të ardhmen.

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV