Zgjedhjet vendore/ Vangjel Dule i jep ‘ultimatum’ Berishës dhe zbulon kërkesën që i bëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe përgatitjet kanë nisur.

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka zbuluar kërkesën që ka për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Dule tha se e ka kusht që në 3 bashki të vendit të ketë garuesit e nxjerrë dhe të mbështetur nga partia e tij, që sigurisht janë ato ku ka minoritet grek.

Më tej theksoi se pëlqimi i tyre do të duhet që të kërkohet edhe për bashki të tjera, ku PBDNJ ka gjithashtu ndikim.

“Të tjerët duhet që të na kërkojnë zona të lira, që të mos kandidojnë në zonat ku jemi forcë e parë, apo e dytë politike. E kam fjalën për Bashkinë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Me përjashtim të këtyre bashkive, kemi një rol edhe në bashkitë e tjera që kandidaturat tona të mos jenë problem.  PBDNJ në të paktën këto 3 bashki do të ketë kandidaturat e veta. Kjo është një nga çështjet që nuk diskutohet. Për kryetar Bashkie. Pastaj kemi një rol në disa bashki, Sarandë, Konispol, Gjirokastër, Korçë. Kemi një përqindje. Nuk kemi fitues, por është e rëndësishme për atë që do të jetë fitues është e rëndësishme që të merret në konsideratë,” ka thënë Vangjel Dule.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV