Marrëveshja PD-PL, Berisha-Meta: Moment historik!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar moment historik firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes PD-së dhe PL-së për zgjedhjet lokale.

Sipas tij miratimi i kësaj marrëveshjeje do të rikthejë demokracinë në bashkitë shqiptare të marra peng.

“Një moment historik në zhvillimin politik të Shqipërisë, këtë moment që shënon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurët të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri, këtë moment që çel rrugën për tu dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë që ata meritojnë , që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytin dhe moralin e tyre, dhe njëlloj për të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë.

Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë. Për t’i dhënë Tiranës një parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar. Me fjalë të tjera për të arkivuar në mënyrë figurative në plehrat e Sharrës figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, Erjon Velinë, i cili në çdo vend dhe shtet ligjor me çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze dhe mashtrimet që ju ka bërë qytetarëve, në shndërrimin e Tiranës në një nga qytetet më të pista të botës të klasifikuar sëfundmi me ndërtimet me katet pa leje dhe me shtimin e popullatës, e ka çuar qytetin në vendin e 205-të me shërbimin më të keq shëndetësor. Erjon Veliaj të shkojë atje ku e ka vendin. Jam i bindur se qytetarët do të flasin për të gjitha këto, dhe do godasin direkt dhe Edi Ramën. Nuk mund të rri pa thënë dy fjalë dhe për parlamentin jodinjitoz të Tiranës, e kryetarja mund të quhet Rovina Hijeja, për të qytetarët nuk ekzistojnë. Ajo sikur është binjake me hijen, merr fund kjo”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Rruga e re Ersekë–Leskovik, një urë drejt zhvillimit dhe turizmit në juglindje (VIDEO)

Në të njëjtën linjë me Berishën ishte dhe meta duke e cilësuar marrëveshjen historike.

“Edhe unë do ta quaja historike këtë marrëveshje. Referendumi dhe referendumet, primaret, transparenca do të bëjnë të mundur që të kemi njëherë dhe përgjithmonë një sovran që i ka të gjitha mjetet për të mbajtur nën kontroll të gjithë ata që u delegon pushtetin dhe më pas abuzojnë me të”, tha Meta.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV