E rëndë në Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri të ‘Kodra e Diellit’, qëllohet një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të “Kodra e Diellit” pas një konflikti mes dy komshinjve. Një prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.

I lënduari, një 35-vjeçar, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

“Tiranë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.

Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.”

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV