Po fliste kundër Soros, Sali Berisha merr mesazhin live në emision: I vajti sinjali…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi i ftuar në “Opinion” deklaratat e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar lidhur me shpalljen e tij “non grata” e kërkesën që u bëri institucioneve shqiptare për hetim. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Open”, Berisha ftoi të gjithë shqiptaro-amerikanët, ku u kërkoi që në zgjedhjet e nëntorit të mos japin asnjë votë për kandidatë e mbështetur nga George Soros.

Unë i them Eskobar se ata që ndjekin Berishën janë njerëz që pranojnë, të delegojnë ndërgjegjen, të pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, janë njerëzit më të qytetëruar. Nuk ka më njerëz që pranojnë dogmën “fakte kemi po nuk i themi”. Deklarata e Eskobar përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një partie politike. ndaj meqë jemi këtu, ftoj shqiptaro-amerikanët të mos japin asnjë votë për kandidatët e mbështetur nga George Soros. Pasi Soros është një armik i egër i demokracisë, është autor kryesor i kësaj rënie dramatike,”-tha Berisha.

Pa mbaruar emisioni “Open”, Berisha ka marrë një mesazh dhe menjëherë ka kërkuar që ta lexonte publikisht, duke u shprehur se “paska vajtur sinjali”.

“Natyrisht shqiptarët do flasin. Mora një mesazh nga diaspora: Përshëndetje doktor, po ju ndjekim me interes në emisionin Open, ju bëj dije se askush nuk është këtu me Soros. E dimë me kë bashkëpunon dhe lobimin që ka, të përshëndesim nga New York”, lexoi mesazhin Berisha.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV