“Ka të burgosur për një cigare hashash”/ Ministri Manja: Ja kur do të jetë gati amnistia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sakaq, ai është shprehur sot në Komisionin e Ligjeve se Qeveria ka vullnet për aplikimin e një amnistie penale në fundvit, ose në fillim të vitit 2023.

Sipas Manjës, është e nevojshme një amnisti penale sepse ka shumë të dënuar e në paraburgim që kanë rënë për vepra të lehta, si dhe për konsumim droge në sasi tepër të vogël, siç janë cigaret e hashashit. Po ashtu, ai tha se do të ishte në nder të Parlamentit dhe amnistia për gratë e paraburgosura.

“Kemi ngritur një grup në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Po shikojmë kapacitetet që kemi, numrin e të paraburgosurve, po shikojmë dhe vendimet e gjykatave dhe numrin e grave që janë në paraburgim dhe masa të tjera.

Lidhur me këto studime, ne po mendojmë të bëjmë një amnisti penale. Zakonisht jepet në fund të vitit, po ka pasur dhe praktika që jepen në fillim të vitit. Nëse do më pyesni nëse ka nevojë për amnisti, do të thoja po.

Ne kemi një numër të lartë të paraburgosurish për sasi të vogla droge, zakonisht hashash. Do u japim mundësinë dhe që pasi të dalin, të shkojnë në qendra rehabilitimi. Edhe për të paraburgosurat gra, që nuk kanë rënë për vepra të rënda, do të ishte në nder të këtij Parlamenti. Gjithsesi, pa përjashtuar dhe kategori të tjera”, është shprehur ministri Ulsi Manja.

Të fundit

PD rikthehet sot në protestë para Bashkisë së Tiranës

Këtë të premte, opozita do rikthehet të protestojë para Bashkisë së Tiranës. Lajmi është dhënë nga drejtuesi politik i PD...

Humbja e PD-së në zgjedhje?/ Berisha nuk dorëhiqet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, la të kuptohej se cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve të 11 majit nuk do të dorëhiqet. Ai u...

Rëndohet bilanci i viktimave, 10 persona humbën jetën nga zjarret në Los Angelos

Rëndohet bilanci i dëmeve dhe viktimave nga zjarret të cilat vijojnë në Los Angelos. Sipas raportimeve të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën...

Media italiane/ Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025

Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për të udhëtuar drejt Evropës pa...

A do të thotë mbyllja e institucioneve serbe edhe ndërprerje e punës së tyre? Jo.

Punë edhe nga shtëpia, edhe nga një qytet kufitar i Serbisë. Ky është rasti i Milloshit nga veriu i Kosovës tash e disa muaj,...

Lajme të tjera

Web TV