COVID-19/ MSH: 22 qytetarë të infektuar dhe 34 të shëruar në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 502 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 34 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

6 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Krujë, Kamëz, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Sarandë, Këlcyrë.

Janë 221 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,931 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 502

Lexo edhe :  ‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi 'Skënderbej', koncerte dhe sporte ekstreme

Testime totale 1,996,150
Raste pozitive 331,745
Raste të shëruara 327,931
Raste Aktive 221
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143
Vlorë 21
Fier 13
Gjirokastër 10
Durrës 10
Berat 9

Shkodër 5
Elbasan 3
Lezhë 5
Kukës. 1
Dibër. 1

Të fundit

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

Lajme të tjera

Web TV