‘Ku është Nancy?’/ Sulmuesi i shtëpisë së Pelosit po kërkonte politikanen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori që dyshohet se sulmoi burrin e Nancy Pelosi në shtëpinë e çiftit në San Francisko herët në mëngjes të së premtes, po kërkonte kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve. Sulmuesi hyri në rezidencën e Pelosit duke thirrur “ku është Nancy, ku është Nancy?” para se të sulmonte dhunshëm Paul Pelosi.

Një zëdhënës i Nancy Pelosi njoftoi sulmin në një deklaratë të premten në mëngjes, duke konfirmuar se sulmuesi i dyshuar është në paraburgim dhe motivi i sulmit është nën hetim. Nancy nuk ishte në San Francisko në kohën e sulmit dhe Paul Pelosi, u dërgua në spital dhe pritet të shërohet plotësisht.

Mëngjesin e sotëm një burrë ka hyrë në shtëpinë e Nancy Pelosit në San Francisko ku ka sulmuar burrin e saj Paul Pelosi duke i shkaktuar disa plagë dhe hematoma në trup. Autori është vënë në prangat e policisë ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet e krimit.

Të fundit

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC)....

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’/ Tirana, zona më e nxehtë, s’ka lagje pa zaptuesin e saj

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat...

“Gra bjonde me përmasa specifike të gj*ksit”/Kërkesat e ‘çmendura’ në 18-vjetorin e Jamal

Lamine Jamal mbushi dje 18 vjeç. Dhe festa e tij e ditëlindjes ka fituar një vëmendje të veçantë. Klaudia Kalvo, modele spanjolle, ka zbuluar detaje...

Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash në vlerë prej 21 miliardë euro ndaj produkteve amerikane, nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Shtetet...

Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Nga Leonard Veizi Në Gjermani, që nga koha kur kancelari Helmut Kohl udhëhoqi vendin në ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, e...

Lajme të tjera

Web TV