Nis me përplasje gjyqi ndaj Henri Çilit, ndërrohet gjyqtari i çështjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në momentet e fundit para se të fillonte seanca është ndërruar gjyqtari për seancën ndaj 30 të arrestuarve në operacionin “Mezhgorani”, mes të cilëve edhe Henri Çili.

Seancën do ta drejtojë Dritan Hasani, ndërsa gjyqtarja Yrvete Shkreli është përjashtuar dje. Ishte një kërkesë e prokurorit Asllan Bajrami, që është pranuar nga kryetarja e gjykatës.

Ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares Yrvete Shkreli, pasi dyshohet se kanë pasur përplasje mes tyre për caktimin e masës së sigurisë mes ditës së diel apo të hënë. Gjyqtarja kërkonte që seanca të mbahej të hënën, dhe jo sot.

Ndërkaq, bashkëpunëtorë, kolegë dhe mbështetësit e botuesit Henri Çili kanë qenë të pranishëm para Gjykatës së Faktit në Përmet në mbështetje të tij.

Të pranishëm ishin Preç Zogaj, Roland Lami, Arjon Sulo dhe ish-kryekomunari i Shëngjinit Salvador Kaçaj.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV