E pazakontë! Policia mbyll turistët brenda parkut, nuk lejohet të dalin pa test negativ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të vendosur për të eliminuar çdo mundësi të përhapjes së koronavirusit, Kina po ndërmerr masa ekstreme, të padëgjuara askund tjetër në botë.

Shanghai Disney është bërë vendi më i fundit i cili ka mbyllur portat e tij falë politikës së rreptë të Kinës për “zero-Covid”, duke bllokuar vizitorët brenda.

Njerëzve u është thënë se nuk do të lejohen të dalin nga parku derisa përgjigja e testit të jetë negative. Kjo gjë vjen pasi Shangai raportoi 10 raste në vend të shtunën.

Politika e diskutueshme e Kinës me zero-Covid ka bërë të mundur që miliona njerëz të mbyllen në mënyrë të përsëritur, ndonjëherë edhe në vende të pazakonta.

Qeveria e Shangait tha se parku po i ndalonte njerëzit të hynin, por edhe ata që ishin brenda mund të dilnin vetëm pasi të kishin kryer testin dhe të kishte rezultuar negativ.

Nuk është dhënë asnjë datë se kur parku do të rihapet. Shanghai Disney tha se biletat do të jenë të vlefshme për gjashtë muaj dhe se do të rimbursohen.

Nuk është hera e parë që parku mbyllet papritur. Nëntorin e kaluar, 30,000 njerëz u bllokuan brenda pasi autoritetet urdhëruan që të gjithë të testoheshin si pjesë e gjurmimit të kontaktit.

Të fundit

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i...

Trump urdhëron nisjen e hetimeve ndaj Biden, ja për çfarë bëhet fjalë

Administrata e residentit Donald Trump ka hapur një hetim të pazakontë për të shqyrtuar nëse ish-presidenti Joe Biden ishte mendërisht i aftë kur dha...

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje/ Akuzohet se ka mashtruar klientët

Një avokate është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka mashtruar klientët e saj, duke u premtuar përfaqësim gjyqësor kundrejt shumave të...

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali, ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit,...

Lajme të tjera

Web TV