E ndërprerë nga kushtet atmosferike, rifillon ndeshja Flamurtari-Teuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 12:00 do të luhet ndeshja e Superligës midis Flamurtarit dhe Teutës së Durrësit, e cila u ndërpre ditën e djeshme si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe terrenit jo të favorshëm në fushë.

Kjo është ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore, ku Flamurtari aktualisht ndodhet në vend të fundit të renditjes, ndërsa Teuta në vendin e gjashtë, por që me pak pikë diferencë me vendin e shtatë dhe atë të tetë.
Fitorja është jetësore për të dyja skuadrat, pasi Flamurtarit i duhen pikët për të shpëtuar nga zona e rrezikut ndërsa Teutës për të mos u bërë pjesë e saj.
Rikujtojmë se takimi i djeshëm u ndërpre vetëm tetë minuta pas fillimit pasi kushtet atmosferike dhe terreni shumë i rënduar e bënë të pamundur vazhdimësinë e këtij takimi.

Formacionet zyrtare:
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Deliaj, Muçollari, Rrapaj, K. Nebihu, Vrapi, Hoxhaj, Ribaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L. Vila, E. Vila, Nikac. Trajner: Edi Martini/Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Arratisje spektakolare në Napoli, dy të burgosur çajnë murin dhe zhduken

Dy të burgosur kanë arritur të arratisen gjatë natës nga burgu i njohur i Poggioreale-s në Napoli. Të arratisurit janë...

Rivalitet në merkato/ Milani i Tares dhe Interi përplasen për të njëjtët lojtarë (emrat)

Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, ka konfirmuar se sulmuesit Rasmus Hojlund dhe Dushan Vlahoviç janë opsione të mundshme për skuadrën e kuqezinjve, duke...

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë ligji dhe barazia para tij,...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

Lajme të tjera

Web TV