Lëvizjet me charter/ Berisha ngul këmbë që Rama të dorëhiqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen për atë që e quan skandal në lidhje me udhëtimet jashtë vendit me avionë charter.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar sërish Edi Ramës të dorëhiqet si drejtues i qeverisë. Tashmë që Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ka vendosur të protestojë më 12 nëntor, Berisha po e “paraprin” Ramën që të heqë dorë. Edhe dje Berisha ka përdorur argumentin e lëvizjes me charter për të dhënë dorëheqje Rama. Sipas Berishës, Rama ka shpenzuar me udhëtimet me chartera më shumë se byroja komunistet gjatë viteve të saj në pushtet. “Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi është i vetmi kryeministër që ka realizuar me charter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i shfrenuar. Janë më shumë seç ka realizuar byroja në 22 vite”, tha Berisha. Më tej, kreu i demokratëve iu rikthye sërish çështjes së inceneratorëve. Për Berishën, shumë prej të akuzuarve për këtë aferë po bëjnë presion që të lirohen nga akuzat, ndërkohë që shtoi se çdo javë derdhen para në llogaritë personale të Ramës. “Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard, moral ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij dhe pushtetin e tij”, tha Berisha. Sipas tij, Edi Rama është kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura nga taksapaguesit sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet për djegësit. “Sipërmarrja e Edi Ramës, e djegësve Tiranë, Fier, Elbasan është e vetmja në Evrope me imuniteti me të cilin shpallen në kërkim formalisht menaxherët dhe drejtorët, por faktikisht ndonëse të gjitha objekte krimi nuk konfiskohet asgjë dhe ata shëtisin të lirë dhe kanë nisur presionin për tu çliruar nga akuzat. Çdo javë shkon në kontot bankare të Ramës dhe ministrave të tij. Drejtësia ndaj këtij akti kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë Alqi Bllako tani janë punonjësit e tjerë të kësaj sipërmarrje ata të cilët i kërkojnë Ramës çlirimin nga akuzat”, përfundoi Berisha.

Të fundit

Barcelona-Leao, palët janë dakord! Problemi është se Milani e tepron me kërkesat

Rafael Leao ëndërron që t'i bashkohet Barcelonës këtë verë. Lajmi raportohet nga El Nacional, sipas së cilës sulmuesi portugez i...

“Mitsotakis e dinte për fitoren e Ramës”, çfarë po paralajmëron Fredi Beleri?

Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur së fundmi lidhur me rezultatin zhgënjyes të së djathtëve në zgjedhjet e 11 Majit. Për Shqipëria Live, ish-kryebashkiaku i Himarës...

Shkëlqimi i lojtarëve të Shqipërisë: Daku shënon dy gola, Ramadani eurogol, Muçi asist

Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese...

Lajm i keq për shqiptarët, Komisioni Europian parashikon ç’do ndodhë me ekonominë tonë

Komisioni Europian ka publikuar raportin e pranverës, teksa vlerëson në ngadalësim ekonominë shqiptare. Sipas raportit, ekonomia e Shqipërisë do të rritet më pak se...

Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Lajme të tjera

Web TV