“Nxorën armët!”/ Greqia tregon incidentin me anijen turke, ja ç’ndodhi në det të hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke raportojnë për një incident këtë të martë pranë ishullit Samos me një anije të Rojës Bregdetare të Turqisë.

Sipas mediave greke, anija turke ka hyrë në një zonë, e cila sipas tyre, kontrollohet nga forcat detare greke në operacionet e tyre të kërkim shpëtimit të emigrantëve. Skai.gr shkruan se anija turke ka qenë vetëm pak metra nga anija greke dhe ka kryer manovra të rrezikshme, duke dashur të dëmtojë anijen greke, ndërsa janë nxjerrë edhe armatimet.

Më tej, thuhet se anija turke nuk ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në atë zonë për kërkimin e personave të zhdukur në det dhe as nuk ka pasur ndonjë koordinim me operacionit që kryhen aty nga Frontex.

E pranishme në këtë moment ka qenë edhe një anije italiane e Frontex, ekuipazhi i të cilës ka regjistruar incidentin. Për këtë rast, Skai.gr shkruan se autoritetet janë duke hetuar.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV