Përdhunoi greken dhe u arratis/ Rrëfehet 45-vjeçari shqiptar: Ja kush ma shkatërroi jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrëfehet 45-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 38-vjeçare greke dhe tentoi të abuzonte me një tjetër.

Bëhet fjalë për Spartak Dyrmishin, të ashtuquajturin “përdhunuesi i Faliros”.

Sipas mediave greke, ka dyshime se babai i dy vajzave ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron të Vjetër.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin. 45-vjeçari ka shkuar sot në gjykatë i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë. Ndërkohë, ndaj tij rëndon dhe akuza për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur dhe nënën e tij.

Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavijës ai udhëtoi me eskortë policie gjatë gjithë natës për t’u kontrolluar nga autoritetet greke. Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Vlorës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij. Të shumta ishin reagimet për këtë ngjarje, ndërkohë që ministri grek i Rendit në një bisedë telefonike me homologun e tij Bledi Çuçi kërkoi arrestimin e tij.

Të fundit

Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme në vijat e bardha, ndalohet shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku ka mbetur i...

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshmë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Pezullimi ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë Berat, pas dyshimeve...

LaCivita: Ajo që ka bërë Rama ndaj Berishës i ngjan asaj që Biden bëri ndaj Trump

Këshilltari amerikan elektoral i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka krahasuar zhvillimet politike në Shqipëri me ato në Shtetet e Bashkuara, duke vënë theksin te...

Loredana rrëfen komunikimin me Jozin pas situatës me Gjestin: Unazën do ta mbaj deri…

Ish banorja e Big Brother VIP, Loredana Brati ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ajo komentoi komunikimin e fundit me Jozin...

William Levy flet pasi u la i lirë nga burgu: Nuk isha unë ai që duhej të arrestohej

Aktori i njohur William Levy ka dhënë një deklaratë për mediat pasi u lirua nga burgu i qarkut Broward, ku ishte mbajtur gjatë natës...

Lajme të tjera

Web TV