‘Militantë të armatosur në protestën e opozitës?”/ Frrok Çupi ngre dyshime të forta

Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestën e thirrur nga ana e Partisë Demokratike më 12 nëntor.

Sipas tij, mes turmës së protestuesve në 12 nëntor mund të jenë disa militantë të rrezikshëm që do të sjellin turbullira.

Ai tha se këta militantë janë të armatosur dhe prej disa ditësh nuk janë në Tiranë.

“Ata janë militiantë të armatosur dhe janë ushtarak të specializuar për të bërë turbullira në turma. Ka disa ditë që nuk janë në Tiranë, por nëse shfaqen në 12 nëntor do të sjellin turbullira të shumta.”- tha Frrok Çupi.