Përurohet shkolla me emrin e heroit ‘Klodian Tanushi’, Rama: Sakrifikoi jetën për atdheun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej shkollave të reja që është hapur këtë vit në Tiranë, i është vendosur emri i ‘Klodian Tanushi’, në nder të ‘Dëshmorit të Atdheut’, majorit që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni. Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në përurimin e shkollës në Qesarakë, me kushte dhe hapësira moderne.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se ky gjest tregon se sakrifica e majorit do të mbetet në kujtesën kombëtare, ndërsa vlerësoi punën e tij në shërbim të atdheut. Rama u shpreh se shembujt të tillë duhet t’u prezantohen fëmijëve e të rinjve në shkolla si frymëzim për përkushtimin që kanë dhënë ndaj atdheut.

“Me këtë gjest ne u themi se sakrifica sublime e djalit e bashkëshortit, babit, i përket tanimë kujtesës sonë kombëtare dhe i përket edhe vazhdimësisë së mesazhit të një jete të humbur në shërbim të atdheut për të gjithë këta vogëlushë, të cilët duhet t’i njohim me Klodianin me faktin që ishte fëmija i një familje shumë të thjeshtë, i prindërve të zakonshëm dhe që e bëri diferencën pikërisht duke qenë në lartësinë e detyrës ndaj atdheut. Nevojë që në të gjitha shkollat fëmijët të njihen me jetën e njerëzve që kanë lënë pas emrin e tyre dhe emrin e të cilëve mbajnë shkollat. Janë shembuj që vlejnë për ta ushqyer shoqërinë, gjeneratat e reja me frymëzimin që mbart jeta e tyre. Janë dëshmorë të atdheut, janë heronj, protagonist të jetës kulturore, të përpjekjeve atdhetare, jo të gjithë të rënë në krye të detyrës por të gjithë me një jetë të përkushtuar ndaj atdheut si një detyrë mbi detyrat”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë vlerësoi punën e bërë për shkollat e reja dhe ato të rindërtuara në të gjithë vendin, duke thënë se kushtet e tyre po ndryshojnë dita-ditës, por ka ende shumë punë përpara.

Lexo edhe :  5 Maji - Dita e Dëshmorëve, gjaku që u kthye në devizë politike e përfitime ekonomike

“Ndihem mirë që procesi i ndërtimit dhe i rindërtimit, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë po sjell një ndryshim thelbësor. Natyrisht, arsimimi, edukimi i fëmijëve nuk është thjesht dhe vetëm çështje hapësirash, godinash, pajisjesh, sepse është edhe çështje burimesh njerëzore, por ama një gjë është e sigurtë: Pa godinat, pa pajisjet, pa kushtet, është e pamundur të pretendosh të kesh arsim të një cilësie tjetër. Jam shumë krenar që hapësirat, kushtet, po ndryshojnë dita-ditës, po ndryshojnë kudo. Natyrisht, ka ende shkolla të cilat nuk janë prekur nga kjo valë e madhe ndryshimi, por ajo që është e rëndësishme, sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Çfarë kemi bërë deri më sot na jep mundësinë që të jemi të sigurt dhe të jemi me kokën lart para njerëzve, për t’u thënë: nuk jemi të kënaqur sepse ka shumë për të bërë. Por, kjo që kemi bërë është garanci që ne dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe dimë si duhet bërë kjo punë”, tha kryeministri.

Të fundit

Sa është paguar Chris LaCivita nga PD?! Mediat e huaja zbulojnë shifrën e përafërt

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është përfshirë aktivisht në politikën shqiptare si këshilltar...

Dy familje përleshen për pronat, çifti i bashkëshortëve përfundon i plagosur në spital!

Një konflikt me motive pronësie mes dy familjeve në Has përfundon në përleshje fizike dhe me pasojë plagosjen e një çifti bashkëshortësh, që po...

Festa që u kthye në kaos, përmbytet jahti luksoz 4.5 milionë dollarësh

Një fundjavë luksi në Miami u kthye në kaos, kur një jaht Lamborghini i tejmbushur me modele dhe influencerë filloi të fundosej në mes...

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill. Shifrat tregojnë se muaji prill pati...

“Giro d’Italia 2025” në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj!/ Rrugët që do bllokohen në 4 qytete

Altin Qato, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore ka bërë një komunikim për mediet këtë të martë (6 maj) në lidhje me bllokimin e...

Lajme të tjera

Web TV