Romelu Lukaku dëmtohet sërish dhe rrezikon pjesëmarrjen në botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku thuhet se është rikthyer në Belgjikë për konsultime mjekësore shtesë me stafin e kombëtares së tij përpara Kupës së Botës “Katar 2022”.

29-vjeçari u rikthye në aksion pas një dëmtimi muskulor javën e kaluar, por sërish është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një problemi të ri fizik.

Sipas Sky Sport Italia, ish-sulmuesi i Evertonit dhe Chelseat është kthyer në Belgjikë për një konsultë me mjekët e ekipit të tij kombëtar.

Lukaku nuk mori pjesë në humbjen 2-0 të Interit kundër Bayern Munichut të martën mbrëma dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Juventusit në Torino të dielën.

Interi njoftoi të hënën e kaluar se belgu kishte pësuar ‘një tendosje të miokardit të bicepsit femoral të kofshës së majtë’.

Simone Inzaghi shpreson që Lukaku të luajë për Interin para pushimit të Kupës së Botës, por nuk ka gjasa që ‘Big Rom’ të kthehet në aksion për klubin e tij para vitit 2023.

Në anën tjetër, Belgjika e bën debutimin e saj në Kupën e Botës në Katar më 23 nëntor kundër Kanadasë.

Të fundit

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell,...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin. Blutë bëjnë me dije...

“Ligji nuk është mbi Zotin”, famullitari i Shkodrës: Banorët u mashtruan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje me aksionet për ndërtimet pa...

Lajme të tjera

Web TV