Juventus luan për një vend në Europa League ndaj yjeve parizienë, ja formacionet zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Paris Saint-Germainit.

Zonja e Vjetër është jashtë garës më të madhe evropiane për klube, por shpreson të përfundojë në vend të tretë në Grupin H, në mënyrë që të vazhdojë në Ligën e Evropës.

Bianconerët kanë tri pikë, aq sa ka edhe Maccabi Haifa (që luan ndaj Benficas), prandaj duhet të fitojnë që ta kenë të sigurt qëndrimin në garat evropiane pa u varur nga rezultati në sfidën tjetër.

Strategët Massimiliano Allegri dhe Christophe Galtier kanë bërë përzgjedhjen e taktikave dhe të futbollistëve që do të luajnë nga fillimi.


Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Gatti, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Miretti; Milik.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit:Donnarumma; Hakimi, Ramos, Marquinhos, Bernat; Fabian Ruiz, Vitinha, Verratti; Carlos Soler; Messi, Mbappe.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV