“Po na pushtojnë shqiptarët”/ Braverman viziton kampin e emigrantëve, e presin me ulërima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët janë vendosur në qendër të polemikave të vazhdueshme politike të ditëve të fundit, rreth refugjatëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ministrja e Brendshme, Suella Braverman, ka deklaruar së fundmi, se me politikat e saj të reja do t’i japë fund “pushtimit” të emigrantëve që mbërrijnë në brigjet britanike, duke shkaktuar reagime të forta për “gjuhën e saj të ashpër”. Dhe tani refugjatët shqiptarë janë në qendër të debatit.

Mirëpo, pas komenteve të ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj saj, një tjetër e papritur i ka ndodhur ministres.

Braverman ka vizituar qendrën e përpunimit të emigrantëve në Manston, Kent. E ndodhur në një presion pas deklaratave për emigrantët, kryesisht për shqiptarët që i ka konsideruar kriminelë, Sekretarja e Brendshme e ka zhvilluar këtë vizitë nën masa të rrepta sigurie. Ajo është parë teksa zbriste nga avioni me një helmetë pilotësh të stilit ‘top gun’ dhe hipi në një ‘BMË’ të zezë që ndiqej nga gjashtë mjete të tjera.

Në momentin që ajo u afrua në derën e madhe të kampit, emigrantët shpërthyen në ulërima, fishkëllima dhe bërtitje,  Vizita e Braverman vjen pas raportimeve se në këto kampe kanë shpërthyer sëmundje të ndryshme për shkak të kushteve të mjerueshme në të cilat jetojnë emigrantët.

Në këtë kamp jetojnë 3,500 njerëz, pavarësisht se ka një kapacitet maksimal për vetëm 1,600 prej tyre.

 

Të fundit

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë...

Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim të linjës ajrore “Thai Lion Air” nga Bangkok, ku një pasagjer mbipeshë është nxjerrë zvarrë...

FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të...

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius. Sipas metorologëve i nxehti ka...

Çifti i njohur përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës/Kujt i mbetet përgjegjësia?

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me...

Lajme të tjera

Web TV