Opozita në ethet e zgjedhjeve, Primaret zgjojnë kandidatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Tiranës, që në Primare shkojnë tre kandidatë, edhe Bashkia Kamëz ka njohur kandidatin e mundshëm. Asllan Dogjani zyrtarisht u përfshi në listë për Bashkinë e Kamzës, nën logon e Partisë Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha.

Pas Shemsi Prençit, në primaret e PD-së për Kamzën do të marrë pjesë edhe ish-deputeti Asllan Dogjani. Ai e shpalli dje kandidaturën e tij nga selia e Partisë Demokratike, ndërsa i ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë në 4 dhjetor ku do të votohen primarët të cilët do të jënë kandiatë përballë kandiatëve të Partisë Socialiste. Bashkia Kamëz konsiderohet e rëndësishme pasi është ndër pesë bashkitë e mëdha të vendit dhe njihet si “bastion” i së djathtës. Ndërkohë për Tiranën deri më tani kanë shpallur kandidaturën Gerti Bogdani, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Nga ana tjetër pervëç Dogjanit në Kamëz pritet që të kalojë në Primare edhe Shemsi Prençi. Kandidati kryeor Asllan Dogjani tha dje se: “Vizioni im është që me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë, me parqe e lulishte, rruge me stadarde e cilësi të lartë. Do të krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit. Do të bëj gjithçka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësi e hapësira të rinjve që janë larguar për t’u kthyer në vendin e tyre, të investojnë, dhe të krijojnë bizneset e tyre”, është shprehur Dogjani. Ai tha se do të bëhet gjithçka që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. “Nuk do të mbetet më asnjë shtëpi e palegalizuar. Të gjithë do të kenë të drejtë të riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për të marrë leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtëpisë. Do të bëj gjithçka për të krijuar mundësi, hapësira të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit, duke nxitur konkurrencën, meritokracinë, do të luftojmë korrupsionin dhe do të ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në shërbim të qytetarëve”, tha kandidati i cili ka shprehur vullnetin e tij për të garuar në zgjedhjet lokale. Ai ju ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 4 dhjetor për të zgjedhur kandiatin e tyre përballë kandidatit të Partisë Socialiste. “Demokratë e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike, në Kamëz dhe Paskuqan, ju bëj thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati për kryetar i Bashkisë Kamëz. Ju kërkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhe se asnjëherë tjetër dhe së bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrijë më as edhe një ditë në pushtet. Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo demokrati e demokrate, do të jetë e hapur për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit”, tha Dogjani.

Të fundit

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon në një nivel të ri,...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Lajme të tjera

Web TV