Tension dhe kaos prej zgjedhjeve, Formula 1 merr vendimin për Çmimin e Madh në Brazil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në Brazil nuk është aspak e mirë pas zgjedhjeve të fundit, ku dhuna në rrugë është e pranishme në të gjithë shtetin amerikano-latin dhe protestat janë të shumta. Mjaft nga rrugët kombëtare janë bllokuar, përfshirë edhe ato që lidhin aeroportin e San Paolo me pistën e Interlagos, ku zhvillohet gara e radhës në Formula 1.

Mediat ndërkombëtare u shprehën se gara e radhës e botërorit, e planifikuar pas 10 ditësh në Brazil, mund të anullohet si pasojë e situatës së krijuar. Gjithsesi, drejtuesit e Formula 1 kanë siguruar se gara do të zhvillohe normalisht më 13 nëntor: “Fundjava e garës së ardhshme në Brazil do të jetë e qetë dhe gjithçka do të zhvillohet normalisht”, tha Stefano Domenikali, presidenti i Formula 1.

Duket se kreu i Formula 1 ka marrë garanci për zhvillimin normal të garës. Gjithsesi, dy ditë më parë, mjaft kamionë ishin bllokuar rrugës për në pistën e Interlagos, mes të cilëve edhe një kamion që mbarte materiale të Ferrarit.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV