Studim/ Kujdes, koronavirusi mund të mbijetojë për 9 ditë në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi mund të mbijetojë për nëntë ditë në temperaturën e dhomës, sipas një zbulimi që kanë bërë studiuesit së fundmi.

Mjedisi me lagështi të ulët dhe të ftohtë është ideal për sëmundjen, sipas një analize të 22 studimeve të mëparshme nga Journal of Hospital Infection.

Analiza zbuloi gjithashtu se koronaviruset mund të bëhen joaktive duke përdorur dezinfektues të zakonshëm – por ende nuk është e qartë nëse koronavirusi i ri sillet në mënyrë të ngjashme.

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield tha: “Në bakër dhe çelik është goxha tipike, reziston rreth dy orë. Ekspertët e sëmundjeve thonë se shpërthimi i ri i virusit, i quajtur COVID-19, është përhapur kryesisht nga personi në person përmes kollitjes ose teshtitjes.

Transmetimi mund të ndodhë kur një person prek një objekt ose sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas prek gojën, hundën ose sytë, megjithëse një shkencëtar sugjeroi që ky lloj transmetimi është i rrallë.

“Jashtë në komunitet, këto viruse me siguri nuk po mbijetojnë për një kohë të gjatë nëpër sipërfaqe.”

Ka pasur më shumë se 87,000 raste globale të përhapjes së koronavirusit në masë globale – me më shumë se 2,900 vdekje të regjistruara, shumica e tyre në territorin e Kinës.

Virusi është përhapur në 54 vende të tjera përveç Kinës, duke alarmuar autoritetet e shëndetit publik në të gjithë botën./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:Mirror

Të fundit

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë...

“Njerëzit e dinë që jam homoseksual,” ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me burrë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me javën kulturore europiane dhe nën...

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

Lajme të tjera

Web TV