Basha, Rama apo Veliaj, cili e drejtoi më mirë Bashkinë Tiranë? Ja cilin zgjedh Këlliçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi garon përballë Ilir Alimehmetit dhe Gert Bogdanit për Primaret në PD.

Si një nga kandidatët për kryetar Bashkie në Tiranë, ai është pyetur se kush e ka drejtuar më mirë ndër vite.

Belind Këlliçi tha se mes Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Basha zgjedh këtë të fundit si kryebashkiaku më i mirë i kryeqytetit pas viteve 1990.

I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Këlliçi theksoi se Basha në 4 vite dha 80 leje ndërtimi ndërsa Veliaj jep 100 leje në muaj.

“Nuk di t’ua ndajë këtë pjesë. I fundit që më vjen në mendje është Erion Veliaj. Edi Rama nisi procesin e betonizimit të Tiranës me 11 vitet që drejtoi Bashkinë. Edhe pse Basha i ka bërë shumë pak dëm Tiranës, unë prapë nuk e rendis te një ndër më të mirë. Ai ka dhënë vetëm 80 në 4 vit, ndërsa Erion Veliaj jep 100 leje në muaj. Zoti Brojka ka drejtuar Bashkinë në periudhën më të vështirë. Nuk e di nëse mund të konsideroj Tomorr Malasi si një nga titullarët e parë në vitet ’90. Do përzgjidhja Brojkën dhe Malasi. Midis të Bashës, Ramës dhe Veliajt zgjedh Bashën”– tha ai.

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV