Rruga merr emrin e gazetarit Fatos Baxhaku/ Veliaj: Përfaqësues i më të mirës së kombit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatos Baxhaku, një nga pionerët e medias shqiptare pas viteve ’90, i cili u nda nga jeta tre vite më parë, në moshën 55-vjeçare, do t’i japë emrin një rruge në Tiranë. Në pritjen e organizuar në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu tha familjarëve se kryeqyteti është sot i nderuar që përkujton një përfaqësues të denjë të gazetarisë shqiptare.

“Është një ndjesi shumë e bukur të kujtojmë një mik, një vëlla – disa e kanë mik e vëlla prej shpirtit e gjakut, disa prej nesh e ‘adoptuan’ si të tillë pasi e njohëm. Fatos Baxhaku i përkiste një gjenerate që nuk vjen më. Unë do doja që kjo gjeneratë të shtohej, por qartazi ka ndryshuar shumëçka nga ajo kohë kur gazetaria ishte idealizëm, kur profesioni ishte më shumë mision se kontabilitet në fund të muajit, kur të qenit mentor i të folurit mirë për dikë, të promovuarit një brez të ri, ishte një detyrë mbi detyrat në sensin e jo vetëm të përcjelljes së një zanati apo profesioni, por të dijes që shkon dorë më dorë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se emri që lë pas për brezat e rinj, është një sfidë për secilin prej nesh që bëjmë punë publike.

“Sfida për ne të tjerët është a po jetojmë një jetë të denjë, që nesër të jemi përfaqësues të më të mirës së kombit tonë, siç ishte Fatosi, përfaqësues i më të mirës së kombit tonë. Kjo nuk vlen vetëm për gazetarët, por edhe për ata që bëjnë punën time. Secili duhet t’i bëjë një pyetje vetes: A po jetoj një jetë, që nesër do nderohem nga i madh e i vogël në këtë qytet. I jemi shumë mirënjohës Fatosit për kontributin e tij, për gjithçka që përfaqëson. Ai i përkiste më shumë se një familje”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Rama pret në Rinas presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve

Në emër të familjes, vëllai i gazetarit Fatos Baxhaku, Arturi, tha se ndihej shumë i nderuar për vlerësimin.

“Tosin e kanë dashur shumë sa ishte gjallë. E shoh edhe tani. Nuk është vetëm dashuri, por edhe vlerësim për punën e tij, për idealet që ai kishte, pasionin dhe mendimet për të përmirësuar sadopak dhe për t’i shërbyer këtij komuniteti, njerëzve. Gjesti juaj i vë vulën këtij vlerësimi. Ju falenderoj shumë në emër të familjes”, u shpreh ai.

Fatos Baxhaku ishte autor i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë dhe një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar. Ai u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare.

Të fundit

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar

Si të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat kapin maja Temperaturat e larta verore shpesh na bëjnë të ndihemi sikur nuk marrim dot frymë, punojmë...

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj...

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor...

Lajme të tjera

Web TV